Vdes në aksident automobilistik një ministër jug-afrikan

Collins ChabaneMinistri i kabinetit qeveritar të Afrikës së Jugut, Collins Chabane, është vrarë në një aksident automobilistik të shtunën, ka thënë presidenti i vendit, Jacob Zuma.

Chabane ka qenë ministër në zyrën e presidentit dhe anëtar i Komitetit Kombëtar Nacional të partisë në pushtet, Kongresi Nacional Afrikan (ANC).

“Jemi thellë të tronditur dhe të mërzitur nga kjo vdekje e hershme e një kuadri të jashtëzakonshëm i betejës sonë çliruese dhe një person kompetent, i përmbushur dhe i rëndësishëm i kabinetit tim”, ka thënë Zuma në një deklaratë për media, transmeton Koha.net.

Chabane, në kapacitetin e tij si ministër, ka udhëhequr planet për funeralin e presidentit Nelson Mandela.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit