Mustafa shpërfill vendimet e paraardhësit të tij

isa mustafa thaci ,shalaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk po i përfill fare vendimet e qeverisë së kaluar, raporton KTV.

Ish-qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi kishte vendosur që të hiqte dorë nga fitimet prej procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Megjithëse ishte kritikuar si veprim elektoral, kjo u bë me qëllim që të shlyhej borxhi prej 30 milionë eurosh ndaj ish-punëtorëve të fabrikës së tubave nga Ferizaj. Kryeministri i ri, Mustafa, ka thënë se as qeveria e as AKP-ja nuk kanë mjete të mjaftueshme për ta mbuluar këtë shumë.

Deklarata e Mustafës bie ndesh me deklaratën e para një muaji të dhënë prej zëdhënësit të qeverisë, Arban Abrashi. Ky i fundit kishte thënë se shumë shpejt qeveria do t’i dërgojë në Kuvend emrat e anëtarëve të bordit të AKP-së, në mënyrë që të kryhet kjo pagesë.

Anëtari i AKP-së, njëherësh kryetar i BSPK-së, Haxhi Arifi, nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e Mustafës, derisa thotë se AKP-ja i ka në dispozicion vetëm 3.2 milionë, sa ka kushtuar shitja e fabrikës.

AKP-ja përsërit se me kompletimin e Bordit do të diskutojnë për pagesën e punëtorëve të Fabrikës së Tubave, përcjell koha.net. Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa tha se ekzekutivi nuk ka mjete nga buxheti i Kosovës që t’i paguajë punëtorët e kësaj fabrike.

Ndërkaq, pas kësaj deklarate, grevistët paralajmëruan se do t’i bllokojnë dyert e Qeverisë dhe do të ankohen në Gjykatën e Strasburgut.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit