20.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Rrëfehet “Sheki” për sulmin ndaj Stacionit Policor në Prizren

sheki_562774Në Gjykatën Themelore të Prizrenit u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj sulmuesit të stacionit policor “Alfa” në Prizren, Shefqet Hallaqi, i njohur me nofkën “Sheki”.

I akuzuar për kryerjen e katër vepra penale, “Sheki” kishte pranuar fajësinë për dy vepra – atë të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe të “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa u deklarua i pafajshëm për veprat penale “përdorimi i armës” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sa i përket veprës penale të “asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë”, për të cilën “Sheki” akuzohet se ka dëmtuar kabinën telefonike, pronë e PTK-së, para trupit gjykues ai deklaroi se është e vërtetë që e kishte goditur të njëjtën.

“Duke ecur, nuk e di as vetë pse i kam ra kabinës, xhamit të kabinës, pastaj i kam pa policinë te ura tu vrapu, e kam njoft Tafilin (polic)”, tha “Sheki”.

Para trupit gjykues, “Sheki” tha se meqë kishte qenë vet i treti atë natë, policin të cilin e kishte njohur e kishte njoftuar se ishte ai që e kishte goditur kabinën e jo ndonjëri nga shokët e tij, më ç’ rast edhe ishte prangosur.

Ai tha se kur policët e kishin futur në stacion, e kishin fikur dritën, ia kishin mbështet kokën për tavoline dhe kishin filluar ta godasin, përderisa ai ishte i prangosur. “Sheki” tha të ketë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, por nuk i ishte ofruar nga policia.

Në ndërkohë, rreth orës 24 tha se ishte liruar nga policia. Aty e kishte marrë shoku i tij Avni Bytyqi, me të cilin kishin vazhduar ndejën në një lokal në lagjen “Ortakoll” deri në orën 2:30 minuta, ndërsa më pas kishin ndërruar lokalin dhe kishin shkuar në hotel “Paradiso” në lagjen “Bajramcurri” ku kishin vazhduar të pinë deri në orën 5 të mëngjesit.

Më pas nga aty ishte përcjellë nga shoku i tij për në shtëpi, ku edhe e kishte marrë armën dhe ia kishte mësyrë stacionit policor “Alfa” në Prizren.

“E di që armën e kam marrë prej shtëpisë, nuk e di edhe pse e kam marrë… jam ardh me taksi deri përballë prokurorisë, edhe kurgjo nuk më kujtohet ma shumë”. Jam ardhë atë ditë me u dorëzu pasi që m’ka kalue alkooli pak. Po në bazë të dëgjimeve dhe për shkak të frikës ndaj policisë s’jam dorëzu atë ditë, mandej të nesërmen jam dorëzu”, shtoi “Sheki”.

Me arsyetimin se nuk i kujtohej asgjë më shumë nga dita kritike për shkak të gjendjes së alkoolizuar, sulmuesi i stacionit policorë, përfundoi deklaratën e tij.

Të njëjtën ditë në Gjykatë u dëgjua edhe përfaqësuesi i PTK-së dhe katër dëshmitarë, tre nga ta pjesëtarë të policisë së Kosovës, ndërsa tjetri shok i “Shekit”.

Përfaqësuesi i PTK-së, Sami Thaqi, tha se i bashkëngjitet ndjekjes penale ndaj Shefqet Hallaqit dhe paralajmëroi se kërkon kërkesën pasuroro- juridike, për shkak të dëmit që i është shkaktuar postës në vlerë prej 5 mijë euro, mirëpo para trupit gjykues ai nuk arriti ta argumentonte dëmin e cekur në lartësinë prej 5 mijë eurove.

Ndërsa dëshmitari Tafil Gashi, që është pjestar i policisë së Kosovës tha se ka qenë me kolegët e tij duke bërë sigurimin e sheshit “Shatërvan” për shkak se atë ditë kishte pasur ndeshje futbolli dhe në ndërkohë ka dëgjuar disa krisma të thyerjes.

“Kur jena afru e kena pa personin, Shekin, që me dorë i ka goditë plastikat, rrethojat e kabinës telefonike”, tha ai.

Gashi, tha se së bashku me kolegët e tij e kishin lidhur “Shekin” dhe e kishin dërguar në stacionin policorë. Ai tha se vërehej se ishte në gjendje të dehur dhe se gjatë gjithë kohës kishte qenë agresivë me policët. Madje ai tha se në çantën e “Shekit”, ia kishin gjetur një thikë të cilën ia kishin sekuestruar.

Deklarata të njëjta dhanë edhe dy kolegët e tij policë, Idaim Maliqaj dhe Hysni Ajgeraj.

Ndërsa dëshmitari tjetër Avni Bytyqi, i cili u deklarua se është shoku i “Shekit”, tha se ditën kritike ai e kishte marrë nga stacioni, kishte tentuar ta dërgoj në shtëpi, mirëpo “Sheki” nuk kishte pranuar të shkonte, për shkak se ishte shumë i dehur, me ç’ rast të dy së bashku kanë vazhduar gjatë gjithë natës të pinë në dy lokale të ndryshme.

Dëshmitari Bytyqi, tha se rreth orës 5 të mëngjesit e kishte dërguar shokun e tij “Shekin” me veturë në shtëpi dhe më nuk ishte takuar me të.

Seanca e radhës ku do të jepet fjala përfundimtare e palëve, do të mbahet më 20 mars 2015./kallxo.com/

Më Shumë

Panairi i Punës dhe Karrierës mbahet këtë javë në Universitetin e Prizrenit

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Universiteti i Prizrenit me datën 16 prill 2025 organizojnë Panairin e Punës dhe Karrierës. Panairi mbahet në hapësirat...

Prizren Masters Cup 2025, nis turneu i veteranëve në ‘Përparim Thaçi’

Sot, fillon Prizren Masters Cup 2025, turneu i veteranëve i organizuar për nder të 10 vjetorit të themelimit të K.V.F. Prizren Masters. Ndeshjet do...

Lajmet e Fundit