“Shatërvani” i Prizrenit, në terr

ceshmja shatervanSheshi “Shatërvan” në Prizren ka mbetur në terr.Nesim Kolloni,pronar i restorantit familjar “Pashtriku”, dhe Kujtim Maralia, pronar i kafeterisë “Family Caffe House” thonë se që nga orët e para të mbrëmjes së fundit e deri në këto momente, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

“Për këtë çështje kemi informuar organet e KEDS-it, por një veprim të tyre për të intervnuar rreth këtij shqetësimi që kemi nuk jemi duke a parë”, thonë ata.

Ata tregojnë se si pasojë e ndërprerjes së furnizimit, atyre po i’u shkaktohen dëme të konsiderueshme jo vetëm në pajisje teknike, por edhe në rënien e numrit të klientëve dhe gjërave të tjera.

Lidhur me këtë çështje ne kemi kontaktuar zyrtarë të distriktit të KEDS-it në Prizren, të cilët na thanë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në këtë zonë, është pasojë e një defekti në rrjetin nëntokësor të furnizimit, dhe së shpejti do të fillojnë angazhimet në sanimin e këtij defekti, thanë ata. /TVPZ/

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit