Fatmir Limaj: Bandat e kanë kapur Prizrenin

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj vlerëson se duart e bandave e kanë kapur qytetin e Prizrenit. Ai thotë se partitë opozitare e kanë për obligim që të bashkëpunojnë dhe të punojnë për ç’ kapjen e këtij qyteti nga bandat.

“Nisma në Prizren do të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare që kanë për qëllim interesin e qytetarëve të Prizrenit”, tha Limaj në përvjetorin e Nismës në Prizren.

Ai tregoi se Nisma në Prizren është e lirë që t’i koordinojë veprimet me të gjitha partitë opozitare që kanë për qëllim ndalimin e degradimit të Prizrenit.

“ Kryetari i Degës së Nismës, Sinan Aliaj e ka mbështetjen time që të punojë me të gjitha partitë opozitare në ato tema ku ruhet interesi i qytetarëve”, tha Limaj.

Ai tha se Nisma për Kosovë për një vit ka dëshmuar se e mban fjalën.

“Për një vit dëshmuam se ne mbajmë fjalën dhe ruajmë moralin politik”.

Kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Aliaj tha ndërkaq se Nisma nuk do të ndalët së punuari për të mirën e qytetarëve të Prizrenit. Ai premtoi se ky subjekt politik do të vazhdojë të angazhohet të mbrojë interesin e qytetarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit