Në Rogovë të Hasit ju dha lamtumira e fundit, Safet Gashit

Qindra qytetarë nga Rogova e Hasit dhe e gjithë Kosova në mesin e të cilëve përfaqësues të institucioneve vendore i dhanë lamtumirën e fundit Safet Gashit , ish-komandant i Brigadës 126 Hasi.

Safet Gashi është përcjell me nderimet më të larta ushtarake të Gardës së Trupës së FSK-së.

Dje nda nga jeta, në moshën 61 vjecare eprori i UÇK-së Safet Gashi, komandant i Brigadës 126 ZO e Pashtrikut.

Safet Gashi ka qenë dhe kryetar i Degës së OVL të UÇK-së në Has që nga themelimi i degës e deri në tetor 2014.

I ndjeri, pas përfundimit të luftës një kohë u angazhua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës duke dhënë kontribut në ndërtimin e kësaj trupe, ndërsa më vonë iu kthye përsëri arsimit , sektor në të cilin punoi plot dyzet vite me radhë./rtk/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit