Tri vite jetoi në rrugë, e pastaj iu kujtua xhirollogaria të cilën e kishte harruar

John Helsinki, 62-vjeçari nga Tampa, për tri vjet u detyrua të jetonte si i pastrehë pasi ia kishin vjedhur të gjitha dokumentet e tij personale.

Gjërat shpejt shkuan drejt greminës dhe John u detyrua të jetonte në kuti kartoni afër stacionit të autobusëve.

Por, jeta e tij ndryshoi përnjëherë, pasi aksidentalisht zbuloi një llogari bankare të cilën e kishte harruar krejtësisht.

Llogaria u zbulua kur Policia dhe punonjësit socialë u përpoqën t’ia gjenin një strehim të përkohshëm. Gjatë kërkimit të të dhënave të tij personale, u shfaq dhe informacioni i llogarisë bankare ku kishte para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi.

Në fakt, banka kishte ndryshuar emrin gjatë ristrukturimit për çka Helinski kishte harruar llogarinë ku shkonte mbështetje sociale të cilën ai nuk e kishte tërhequr.

“Ishim të tronditur kur pamë se për çfarë shume është fjala.”, thotë polici që e kishte ndihmuar këtë të pastrehë të deridjeshëm. /Telegrafi/

Më Shumë

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit