Thaçi: Marrëveshja e Brukselit, historike

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kujtuar dyvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Thaçi ka thënë se pavarësisht ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellë përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog.

“Dy vite më parë e nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit me të cilën siguruam zhbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë dhe evropianizimin e Ballkanit. Pavarësisht ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellë përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog. Në këtë përvjetor dëshiroj ta përkujtoj Enver Zymberin, i cili e dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, por prej të cilit edhe lindi procesi që shtriu pushtetin e Kosovës gjithandej vendit dhe afroi Kosovën në prag të BE-së”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit