10 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Jahjaga i kërkon Ashtonit dërgimin e vëzhguesve më 3 nëntor

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës i ka dërguar letër Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, përmes së cilës i ka kërkuar asaj dërgimin e një misioni evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

“Si Presidente e vendit, jam plotësisht e përkushtuar t’i ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë, që do të rezultojnë me zgjedhjen e përfaqësuesve legjitimë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës dhe t’i adresojnë brengat e tyre. Andaj, e ftoj Shkëlqesinë tuaj të dërgojë një mision të BE-së për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, shkruan në letrën e presidentes.

Atifete Jahjaga gjithashtu ka shprehur kënaqësinë për takimin që e ka pasur me Baroneshën Ashton javën e kaluar ku siç thuhet në letër, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Në veçanti jam e kënaqur që kishim mundësinë të diskutojmë bashkërisht për rëndësinë që bart kjo periudhë për përpjekjet dhe ndërmarrjet e reja për të integruar plotësisht të gjithë qytetarët dhe për t’i forcuar institucionet tona demokratike”, thuhet në letrën e Jahjagës.

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe...

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re. Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave...

Lajmet e Fundit