Prapaskenat për Gjykatën Speciale

Diplomatët amerikanë tashmë kanë përcjellë mesazhe të qarta për Kosovën se nuk ka shpëtim nga themelimi i Gjykatës Speciale.

Ata kanë thënë se nëse këtë institucion nuk e themelojnë vendorët, atëherë një tribunal për krime luftë do të bëhet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që nuk do të pengohet nga SHBA-të. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan për krime lufte, Stephan Rapp, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Zyrtarë të lartë institucionalë që kanë qenë pjesë e takimit i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” se ambasadori Rapp në takimet që ka zhvilluar me presidenten e vendit, Atifete Jahjagën, kryeministrin Isa Mustafa, por edhe më zyrtarët e partive politike ka qenë i prerë në porosinë e tij se “nëse Kosova nuk do ta themelojë këtë Gjykatë, atëherë përveç se do ta humbasë mbështetjen e amerikanëve, SHBA-të do të lejojnë krijimin e saj në KS të OKB-së, gjë të cilën e ka kërkuar Rusia”./Zëri/

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit