Gjenden tri kufoma në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës

Varreza ne mitrovicTri kufoma që dyshohen të jenë të shqiptarëve, janë gjetur të enjten në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës, ku edhe dyshohet për varrezë masive, ndërsa janë duke u mbledhur eshtrat e personit të katërt nga ana e ekspertëve mjekoligjorë vendorë dhe atyre të EULEX-it.

Bajram Çerkini, përfaqësues i shoqatës “Zëri i Prindërve”, ka thënë se punimet kanë filluar me rreth 3 orë vonesë pasi një grup serbësh në fshatin Rudarë të Zveçanit, kanë bllokuar ekipin që ishte nisur në lokacionin e duhur për të gjurmuar kufomat.

Sipas tij, dyshohet se bëhet fjalë për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, e që ishin varrosur aty.

“Ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë nuk po e kryejnë punën si duhet, por punojnë me ndërprerje dhe për këtë kam shprehur pakënaqësinë time dhe të shoqatës ‘Zëri i Prindërve’”, ka thënë Çerkini.

Ai ka pohuar se në këtë varrezë masive, muaj më parë, janë gjetur trupat edhe të 7 personave dhe pjesë të dy trupave tjerë.

Sa i përket identitetit të të zhvarrosurve, Çerkini ka thënë se dy mbetjet e para dihen dhe janë në regjistër, pa dashur të jap emra, por dy mbetjet e tjera janë të panjohura.I pari i organizatës “Zëri i Prindërve”, ka thënë se, sipas dëshmitarëve, dyshohet se në këtë lokacion, forcat ushtarako-policore serbe kanë varrosur 12 shqiptarë të vrarë gjatë luftës.

(Kosovapress)

Më Shumë

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit