Mitrovica e Veriut themelohet pas zgjedhjeve të 3 nëntorit

Mitrovice-VeriuMitrovica e Veriut, pritet të konstituohet si komunë e katërt me shumicë serbe në veri të vendit, tek pas procesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Një shembull të tillë, Kosova ka ndjekur edhe me komunat e reja të formuara pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Ndërsa nga Ministria e Pushtetit Lokal nuk kishte një përgjigje rreth formave dhe procedurave ligjore që do të ndiqen nga mbajtja e zgjedhjeve deri te formimi i komunës së re të Mitrovicës së Veriut, shkruan “Tribuna”.

Analistët shohin bazë të mjaftueshme ligjore për të proceduar tutje sipas Marrëveshjes tashmë të arritur në Bruksel, ku si komunë me vete përmendet edhe Mitrovica e Veriut edhe pse ajo nuk është konstituar ende.

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit