Xhavit Haliti: Unë e lirova Hashim Thaçin

Ish-shefi i SHISH-it, Fatos Klosi, ka deklaruar se dikur Shërbimi Informativ i Shqipërisë, kishte arrestuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha.

Xhavit Haliti, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për “Zërin” se Thaçi ishte i ndaluar në vitin 1997 nga Policia Shqiptare dhe që nuk ka qenë i arrestuar.

Sipas Halitit, ndalimi i Thaçit nuk kishte qëllime për ta goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndër të tjera Haliti thotë se për lirimin e tij kishte intervenuar vet ai.

“Kjo punë dihet botërisht, Hashim Thaçi ka qenë i ndaluar në vitin 1997. Në atë kohë kanë qenë turbullirat e famshme, si dalja e armëve. Thaçi është ndaluar nga policia shqiptare dhe jo arrestuar, arsyeja e ndalimit ka qenë bartja e armëve, dhe për këtë ndalim kam intervenuar unë për t’u liruar Thaçi”.

“Nuk mendoj se ka qenë ndonjë qëllim që të goditet UÇK-ja sepse ne kemi pasur segmentet e shtetit por secila polici e shtetit kur ndalon persona me armë e shoqëron në polici”, ka thënë Haliti. /Zëri/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit