Arjeta Nezaj shpallë kandidaturën për kryetare të Forumit të Gruas së LDK-së në Prizren

Arjeta Nezaj ka shpallë kandidaturën për kryetare të Forumit të Gruas së LDK-së në Prizren. Ajo thotë se vendimin për të kandiduar për këtë post politike, e ka marrë pas kërkesave të shumta të grave.

“Ka qenë kërkesë e masës për reforma dhe gjenerata të reja në LDK”, thotë Nezaj për “PrizrenPress”.

LDK në Prizren nga viti i kaluar është duke zhvilluar procesin e zgjedhjeve të brendshme. Javën e ardhshme pritet të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas.

Kandidatja Arjeta Nezaj në mandatin e kaluar ka qenë kuvendare e LDK-së.

Ajo premton se nëse fiton,do të ngritë peshën dhe aktivitetin e Forumit të Gruas së LDK-së në Prizren.

“Deri më tash Forumi i Gruas së LDK-së ka qenë shumë pasiv”.

“Nëse zgjidhem në krye të Forumit të Gruas, ky pasivitet do të harrohet pasi që do të punojë bashkë me gratë e tjera”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior. Sulmuesi i ri konsiderohet një...

Lajmet e Fundit