12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Me 7-10 qershor zhvillohet Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Këshilli Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga data 7 -10 qershor 2015 në Prizren zhvillon punimet Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Anëtari i Kryesisë së Këshillit Nue Oroshi tregon se përtej flamujve partiak, Këshillit Nismëtar për mbajtjen e Kuvendit i janë bashkuar delegatë nga të gjitha trevat etnike.

“Seancat e Kuvendit do të zhvillohen nga data 7 qershor 2015 – 9 qershor 2015”, tregon ai për “PrizrenPress”.

Rezultatet e punës së Kuvendit do të prezantohen në tubimin popullor me datën 10 qershor 2015, duke filluar ceremoninë zyrtare në ora 10:00, para kompleksit historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Ftojmë qytetarët e të gjitha trevave shqiptare që të bashkohen me delegatët e Kuvendit dhe të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të datës 10 qershor 2015 në Prizren”.

“Në ceremoninë zyrtare, opinioni publik ndër të tjera njoftohet edhe me rezultatet e punës së Kuvendit, prezantohet Memorandumi i Shqiptarëve, Deklarata e Pajtimit Kombëtar, Deklarata e Bashkimit Kombëtar dhe Deklarata e Vizionit Kombëtar”./PrizrenPres.com/

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Lajmet e Fundit