Burgu i ri në Gërdoc mund të mbetet pa drejtor

Burgu ne gerdocKonkursi për drejtor të Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës ishte hapur më 28 qershor, por përkundër shtyerjes së afatit, numri i aplikantëve mbetet i vogël. Nëse edhe këtë javë nuk plotësohet numri prej së paku 10 kandidatëve, atëherë zyrtarët paralajmërojnë dështimin e konkursit.
Konkursi ka pothuajse një muaj që është hapur dhe deri tani numri i kandidatëve nuk ka arritur as deri në 5, ndërsa për t’u bërë një përzgjedhje adekuate minimumi i kandidatëve duhet të jetë 10 kandidatë.

Shembi Ajrizi UD i Drejtorit të Përgjithshëm të shërbimit Korrektues të Kosovës, e ka arsyetuar interesimin e paktë në konkurs, duke thënë se kriteret për këtë pozitë janë mjaft të ashpra “dhe kjo ndoshta e zbeh interesimin e kandidatëve”.

Mirëpo ekspertë të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se për të ardhur në një pozitë të tillë, siç është kjo e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, duhet t’i përkasësh partisë në pushtet, ndonjë klani, apo rajonit prej nga vijnë njerëzit në pushtet, shkruan Kosova sot.
Drejtori Ajrizi ka thënë se është bërë zakon që disa ditë para përfundimit të konkursit të aplikojnë kandidatë të shumtë. Megjithatë ai ka pranuar se përkundër zgjatjes së afatit kohor të konkursit nga 15 ditë në një muaj, numri i kandidatëve që kanë konkurruar për këtë pozitë është mjaft i vogë

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit