2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

NISMA për Kosovë: Mjaft më me politika të logjikës së strucit

NISMA për Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për dënimin e pjestarëve të grupit “Drenica”. Në reagimin e tyre thuhet se vlerat e luftës kanë filluar të merren nëpër këmbë qysh nga përfundimi i luftës së lavdishme të UÇK-së, njëherë me UNMIK-un e më pas me EULEX-in dhe pritet të vazhdoj edhe me Gjykatën Speciale nëse e merr miratimin e deputetëve të Kosovës.

Ky është reagimi i plotë i tyre:

“Mjaft më me politika të logjikës së strucit
Marrja nëpër këmbë e vlerave të luftës që filloi menjëherë pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së nuk ka të ndalur. Filloi me UNMIK-un, po vazhdon me EULEX-in dhe nëse të premten merr miratimin e deputetëve të Kosovës do të vazhdojë me Gjykatën Speciale.

Aktgjykimi i sotëm kundër Sulejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve është edhe një dëshmi se segmente të caktuara të sistemeve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi ndjekje selektive të krimeve të luftës. Kanë qenë shumë aktivë në rastet kur të dyshuar ishin pjestarët e UÇK-së.

Janë gjetur “dëshmitarë” ku janë e ku s’janë. Ndërsa krimet dhe aktet e gjenocidit të kryera nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë edhe pse dihen me emra, mbiemra edhe urdhërdhënësit edhe kryesit e tyre nuk kemi ndjejkjen dhe denimin e tyre.
Prandaj është koha e fundit që politikës të logjikës së strucit ti jepet fund.

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit