22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pret Kuvendin e Kosovës

Nëse Gjykata Speciale nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës, atëherë këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Eri Kaneko zëdhënëse e Sekretarit të Përgjithshëm tha për Radio Kosovën se Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës apo Këshilli i Sigurimit ka mandatë për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe se procesi duhet të iniciohet nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Është paralajmëruar se më 29 maj Kuvendi i Kosovës do të diskutojë dhe votoi amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Edhe më tutje vazhdon të mbetet e paqartë nëse kjo gjykatë do të votohet nga deputetët e Kosovës, apo do të themelohet nga OKB-ja.

Derisa deputetë e LDK-ës dhe një pjesë e PDK-ës, përshirë edhe pakicat, janë shprehur për votimin e kësaj Gjykate, partitë opozitare, në tërësi kanë thënë se do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Faktori ndërkombëtarë është duke kërkuar me ngulm nga Kuvendi votimin e Gjykatës Speciale. Ambasadorët e vendeve të akredituara në vend kanë “kërcënuar” Kosovën që nëse kjo gjykata nuk krijohet atëherë kjo to të kalojë nën kompetencat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nën rezolutën 1244. Përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit patën deklaruar se nuk do të jetë presion i madh për të krijuar një Gjykatë nga OKB-ja, pasi që anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, nuk do të ketë arsye të refuzojnë një gjë të tillë.

Eri Kaneko, zyrtare për informim e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ës, i ka thënë Radio Kosovës se “ Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës apo Këshilli i Sigurimit ka mandatë për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe se procesi duhet të iniciohet nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit”- ka thënë Kaneko, për Radio Kosovën, përmes postës elektronike.

Bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Kapitulli i VI, mbi Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve, i mundëson vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit që çështje të tilla të zgjidhen nga OKB-ja. Neni 34 dhe 35 i Kartës së Kombeve të Bashkuara thotë se “Këshilli i Sigurimit mund të marr në shqyrtim çdo mosmarrëveshje apo situatë, që mund të bëhet shkak fërkimesh ndërkombëtare ose situatash të ndryshme, për të përcaktuar, nëse vijimi i mosmarrëveshjes mund të rrezikon ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Secili prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, mund të sjellë para Këshillit të Sigurimit ose Asamblesë së Përgjithshëm çdo mosmarrëveshje apo situatë të përcaktuar më lartë”- shkruan neni 34 dhe 35 i Kartës së OKB-ës.

Përfaqësues diplomatik kanë thënë se institucionet e Kosovës së bashku me Bashkësinë Ndërkombëtare, duhet sa më parë të themelojnë Gjykatën Speciale për krime në Kosovë,në të kundërtën, Kombet e Bashkuara do të detyrohen që të themelojnë Haga 2, vetëm për Kosovën. /RTK/

Më Shumë

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në 239 shkolla,...

Në prag të Kurban Bajramit shpërndahen rreth 800 dhurata në Prizren

Qyteti i Prizrenit, në prag të festës së Kurban Bajramit po shënon aktivitete të shumta. Sipas një njoftimi nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës...

Lajmet e Fundit