Rusia kërcënon SHBA-të

Ministria e Jashtme ruse ka thënë të hënë se shpreson që plani i SHBA-ve për stacionimin e tankeve dhe armëve të rënda në shtetet e NATO-s në kufi me Rusinë, nuk do të zbatohet.

“Shpresojmë se do të mbizotërojë arsyeja dhe situata në Evropë nuk do shkojë drejt një konfrontimi të ri ushtarak që do të mund të kishte pasoja të rrezikshme”, ka thënë ministria përmes një komunikate, raporton Reuters.

Ditë më parë është raportuar se Pentagoni pritet të vendosë tanke luftarake, makina për luftime këmbësorie dhe armatim tjetër të rëndë për rreth 5 mijë trupa në disa vende Baltike dhe të Evropës Lindore, për të frenuar ndonjë agresion tjetër të Rusisë në Evropë

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit