7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

“DokuFest” shpallë programin “Homazh: Albert Maysles”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” është i nderuar të shpallë programin homazh në kujtim të filmëbërësit Albert Maysles, filmat e të cilit do të shfaqet në këtë edicion të festivalit.

Maysles, i cili vdiq në fillim të këtij viti në moshën 88 vjeçare, vinte nga linja e gjatë e filmëbërësve në kërkim të së vërtetës i cili ishte inspirim për shumë të tjerë që erdhën pas tij.

Programi përfshin shfaqjen e gjashtë filmave të Maysles: What’s Happening! The Beatles in the USA – historia qesharake dhe e sinqertë e mbërritjes së Beatles në Amerikë në shkurt të vitit 1964. Gimme Shelter – dokumentari historik i koncertit tragjik të Rolling Stones në Altamont Speedway më 6 dhjetor, 1969; Grey Gardens – historia e jashtëzakonshme por e vërtetë e Znj. Edith Bouvier Beale dhe vajzës së saj Edie, halla dhe kushërira e Jacqueline Kennedy Onassis; Concert of the Wills: Making the Getty Center – filmi për konceptimin, konstruktimin dhe kompletimin e Getty Center; In Transit – një udhëtim në Empire Builder, rrugën e trenit më të ngarkuar në Amerikë, në zemrat dhe mendjet e udhëtarëve të përditshëm; dhe Iris – portreti i një femre entuziazmi i së cilës për modën, artin dhe njerëzit na përkujton që veshja, dhe jeta, janë asgjë më shumë se një eksperiment. Filmi In Transit poashtu shfaqet si pjesë e Garës Nderkombetarë të Dokumentarëve të festivalit.

“Kurioz dhe bujar, një mësues dhe mentor, një filmëbërës i cili ka revolucionalizuar filmin dokumentar dhe ka inspiruar një gjeneratë të filmëbërësve,” tha Drejtori Artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari.

Albert Maysles është njëri ndër artistët më të rëndësishëm të filmave dokumentarë modern. Bashkë me vëllaun e tij David ata janë të njohur si pionierët e kinemasë “direct”, versionin amerikan të “cinema verité”-së franceze. Ata fituan reputacionin e tyre të shquar duke qenë të parët që xhiruan filma të gjatë jo-fiktiv – filma ku drama e jetës njerëzore shpaloset ashtu si është: pa skenar dhe pa narracion.

TRAILER I PROGRAMIT: https://www.youtube.com/watch?v=76gbuA_umBQ

Program i plotë i filmave do të shpallet më 18 korrik në webfaqen tonë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Lajmet e Fundit