Rrëzohet balona me turistë në Turqi, 18 të plagosur

Të paktën 18 persona u shtruan në spital pas aksidentit të balonës me turistë në Nevsehir në Turqinë qendrore, kanë konfirmuar burimet spitalore, raporton AP.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se asnjë nga turistët e plagosur nuk është në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se era çoi balonën me turistë drejt një largpërçuesi të energjisë elektrike, pas së cilës balona u rrëzua në tokë.

Në aksident u plagosën 14 turistë kinezë, dy amerikanë dhe dy grekë.

Më Shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit