Specialja merr vëmendjen e drejtorit të Human Rights Watch

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, i ka kushtuar një postim në Twitter, mosvotimit të amendamentit për ndryshimin e kushtetutës që do t’i hapte rrugë formimit të Gjykatës Speciale

Ai ka thënë se Kosova ishte e lumtur kur u shpëtua nga krimet serbe të luftës së viteve ’90, por tani po e bllokon Gjykatën Speciale për krimet e veta, transmeton Express.

Roth, këtij postimi ia ka bashkëngjitur edhe një artikull të së përditshmes The New York Times, e cila shkruan se parlamenti i Kosovës ka votuar kundër Gjykatës Speciale.

Pas votimit kundër amandamentimit të neneve të kushtetutës të cilat do t’i hapnin rrugë formimit të Gjykatës Speciale për krime lufte shumë organizata ndërkombëtare dhe shtete që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, u shprehën të pakënaqura për vendimin e Kuvendit.

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit