Trafostacioni në Atmaxhë rrezikon jetën e nxënësve (Foto)

Trafostacioni në fshatin Atmaxhë të Prizrenit që gjendet ngjitur me murin e shkollës “Atmaxha” paraqet rrezik permanent për rreth 250 nxënës të këtij institucioni shkollor, pasi që ormani i saj është i hapur dhe kapaku duket i mbyllur nga një kubëz betoni e vendosur aty. E më e keqja e gjithë kësaj është se kjo trafo nuk ka rrethoja, dhe ormani i saj është shumë poshtë siç mund të shihni në foto.

Lidhur me këtë çështje ne kemi kontaktuar drejtorin e shkollës, Nexhat Gashi, i cili tha se ky është një shqetësim tejet i madh ngase nxënësit i ekspozohen rrezikut i cili mund të jetë fatal për ta. Ai tha se për këtë shqetësim asnjëherë nuk i është bërë ndonjë kërkesë organeve kompetente të KEDS-it nga drejtuesit e shkollës, dhe sipas tij, një gjë e tillë pritet të bëhet në të ardhmen.

“Nxënësit për shkak të mungesës së terrenit sportiv, ata duke luajtur me top në oborrin e shkollës, shpesh ka ndodhur që topi të arrijë edhe konstruksionin e trafos, por fatmirësisht deri më tani nuk kemi asnjë rast të goditjes nga rryma të fëmijëve”, theksoi ai.

Gashi publikisht apeloi tek organet përkatëse që të paktën të mundësojnë vendosjen e rrethojave përreth trafos, nga e cila mund të rrezikohen edhe banorët e Atmaxhës, të cilët janë të detyruar të lëvizin në afërsi të trafos, për shkak të afërsisë së rrugës kryesore të këtij lokaliteti.

Ndërkohë, është kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it, Guri Shkodra, i cili përmes postës elektronike ka thënë:

“Ne nuk kemi qenë të informuar për këtë rast më herët si dhe nuk kemi pranuar kërkesë ose ankesë në lidhje me këtë çështje, andaj edhe ju falënderojmë për informimin. Ekipet e KEDS tani më janë nisur për të bërë sanimin e problemit dhe për të siguruar trafonë. Në ndërkohë, lusim të gjithë të kontaktojnë KEDS në lidhje me çfarëdo kërkesë që kanë. Ne jemi shumë aktiv dhe jemi duke implementuar aktivitete të shumta të mirëmbajtjes së pajisjeve si dhe në kohë të shkurt reagojmë në rastet e raportuara me prioritet të lartë, ashtu siç është vepruar edhe me rastin e raportuar sot nga ju”. /TV Prizreni/

Atmaxha-trafo1Atmaxha-trafo afer shkolles

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit