7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Pula–Shiroka në Prizren, prezanton platformën për avancimin e pozitës së gruas

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të Gruas Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës në Prizren ka qëndruar kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Pula – Shiroka, e cila fillimisht është takuar me kryesinë e degës së GDK-së në Prizren.

Gjatë takimit me kryesinë e GDK-së në Prizren, kryetarja e Gruas, Justina Pula – Shiroka, ka prezantuar platformën e PDK-së, për avancimin e pozitës së Gruas dhe femrës në përgjithësi, si dhe ka shpalosur vizionin dhe misionin e Gruas Demokratike të Kosovës, ku në veçanti është ndal më shumë në informimin dhe aktivizimin më të madh të gruas nëpër proceset politike.

Kryetarja e Degës së GDK-së në Prizren, dr. Laura Guguli gjatë këtij takimi tha se prioritet i PDK-së, është të krijojmë një klimë emancipuese për gruan, të krijojmë një informim dhe të zhvillojmë politika që avancojnë gruan në Kosovë, si dhe të zhvillojmë pozicionin e femrës nëpërmjet aktivizimit, mobilizimit dhe politikave gjinore.

Gjithashtu me qëllim të njohjes për së afërmi të aktiviteteve të gruas në qytetin e Prizrenit, është zhvilluar takim edhe me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve me ç’rast është pritur nga kryetarja e gruas së kësaj shoqate, ku është njoftuar për të gjitha veprimtaritë e tyre.

Në kudër të kësaj vizite u takuan edhe përfaqësueset e OJQ-së ‘’Qendra për Këshillim e Gruas Dora e Dorës‘’ në Prizren ku u priten nga udhëheqëset e kësaj organizate.

Gruaja Demokratike e Kosovës edhe në të ardhmen do vazhdoj që të jetë e përkushtuar në misionin e saj të përhershëm, për përmirësimin e pozicionit të gruas në mbarë Republikën e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rritja e kapaciteteve ujore në Prizren, takim koordinues për projektin e Vermicës

Dje u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanisë Infra Plus, në kuadër të përgatitjes së projektit kryesor për shtimin e kapaciteteve ujore...

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Lajmet e Fundit