Ilva Tare bëhet nënë, publikon foton e Melody (Foto)

Gazetarja Ilva Tare solli sot në jetë fëmijën e saj të parë. Politikani Eduart Selami dhe gazetarja Tare janë gëzuar sot me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën kanë vendosur ta quajnë Melody. Lajmi konfirmohet nga vetë gazetarja, e cila ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram foton e parë të vajzës së saj Melody, duke i uruar mirëseardhjen.

Ilva Tare-vajza Melody

Deputeti i Partisë Demokratike dhe gazetarja pranuan lidhjen e tyre para disa kohësh, duke e kurorëzuar me martesë, ndërsa tashmë çiftit i shtohet edhe një gëzim.

Bashkëshorti i saj, Eduard Selami do të bëhet baba për herë të katërt, pasi ai ka tre fëmijë nga martesa e tij e parë me ish- Miss-in Pegi Vreto. Prej më se një viti çifti bashkëjeton në një apartament në qendër të Tiranës dhe janë të rezervuar në daljet e tyre publike.

Melody vjen në martesën e dytë të gazetares Ilva Tare, e cila nuk pati fëmijë nga martesa 2-vjeçare me jordanezin Majd Nuri Shafiq.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit