Policia gjen disa granata dore në Prizren

Të premten, në orët e pasdites, hetues të policisë së Prizrenit e kanë shoqëruar një person për intervistë ngase ekzistonin informacione të besueshme se i njëjti posedonte një armë ilegale.

Drejtoria e Policisë Rajonale – Prizren ka thënë se gjatë intervistës, policia ka arritur që të mësonte se në vendin e punës ku punonte i dyshuari kishte edhe armë tjera përpos një pistolete CZ e kalibrit 7.65 mm e prodhimit jugosllav me 19 fishekë.

Njësite kundër mjeteve eksploduese të Policisë së Kosovës kanë kryer kontroll në një objekt komercial në fshatin Lubizhdë me ç’rast kanë gjetur tri granata dore të llojit M-57 të prodhimit jugosllav të cilat janë çaktivizuar./Gazeta Express/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior. Sulmuesi i ri konsiderohet një...

Lajmet e Fundit