4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Mjacaj pranon se kreu vrasjen e dy turistëve çekë

20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është autori i vrasjes së dy turistëve çekë, mbrëmjen e së premtes.

Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve, nën kërcënimin e armës, në fshatin Lotaj, shkruan Shqiptarja.

Sipas tij, pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’ia merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve.

Policia ka mundur ta arrestojë Mjacajn rreth orës 16:00 të së dielës, dy ditë pas vrasjes së turistëve çekë, në një aksion të nisur nga mbrëmja e së shtunës, ku morën pjesë më shumë se 300 policë.

20-vjeçari Mjacaj, lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit, u kap në një shtëpi dykatëshe në fshatin Grudë e Re. Ai kishte vuajtur një dënim prej 5 vjetësh, për pjesëmarrje në vrasjen e një 11 vjeçari, për një varëse floriri.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

Lajmet e Fundit