Digjet traktori me kashtë në Sopijë të Suharekës

Sot, rreth orës 09:50 në një rrugë të fshatit Sopijë të Suharekës ka shpërthyer një zjarr në një traktor, i cili ishte i ngarkuar me kashtë.

“Shkaktar i shpërthimit të zjarrit thuhet të jenë përçuesit elektrik të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë. Nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio”, thotë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it.

“Në vazhdim pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit”, thotë Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit