6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Jacobson: Mos i vini interesat personale para të Kosovës

Dështimi i miratimit të Speciales në Kuvendin e Kosovës, lejon që interesat e disa individëve që do të mundë të akuzoheshin, të vihen para interesave të vendit.

Kundërshtarët e Gjykatës Speciale kanë arsye të ndryshme; disa dyshojnë për vete, të tjerët kanë miq që ua merr mendja se mund të akuzohen, ka edhe prej atyre nga opozita të cilët, jo se kanë diçka kundër Speciales, por e bëjnë për të fituar poenë politikë kundër qeverisjes aktuale.

Kështu ka thënë në intervistën ekskluzive për gazetën “Zëri”, ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson disa ditë përpara se t’i përfundojë mandati dhe të largohet nga Kosova.

Por, se çka e bën ambasadoren krenare gjatë mandatit në Kosovë dhe cili ishte zhgënjimi i saj më i madh gjatë këtyre tre vjetëve, ajo tha:

“Janë gjithë ato gjëra për t’u krenuar për Kosovën gjatë tri vjetëve të fundit. Personalisht, jam krenare me rolin që Ambasada e ka luajtur në disa prej këtyre të arriturave. Kur mendoj për çastin më krenar, më vjen në mendje ditëlindja ime e 49-të vitin e kaluar, më 8 qershor 2014, kur Kosova ka dalë në votim në jug dhe në veri dhe ka zgjedhur udhëheqësin e re, në ato që nga njerëzit që kanë dijeni për këto gjëra, si OSBE-ja dhe vëzhguesit, u cilësuan si zgjedhje të lira dhe të drejta për herë të parë në nivel nacional…”./Zëri/

Më Shumë

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Lajmet e Fundit