Të shtëna me armë zjarri te Shkëmbi i Kavajës

Një konflikt për arsye ende të pazbardhura mes pronarit të një hoteli në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, e disa personave përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

Nga policia njoftohet se nuk ka persona të lënduar.

Për të sqaruar shkakun pse nisi konflikti policia shoqëroi 10 persona, mes tyre pronarin e hotelit, disa klientë e dëshmitarë në vendngjarjes, nëpërmjet dëshmisë së të cilëve pritet të identifikohen autorët.

Në cilesinë e provës materiale policia sekuestroi pesë gëzhoja. /Lapsi.al/

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit