Pas divorcit, Ben Affleck në krizë

Ben Affleck nuk po e përjeton mirë periudhën pas ndarjes nga Jennifer Garner.

Të paktën këtë e tregojnë fotot e shumta të aktorit, i cili të jep përshtypjen se është në humor jo të mirë.

Ai u kthye i vetëm në Los Angeles, pas pushimeve me gjithë familjen në Bahamas. 42–vjeçar është parë të dalë nga një lokal me kafe në dorë, por gjendja e tij nuk duket shumë e qetë.

Aktorit i është vënë re edhe një tatuazh i ri në shpinë, të cilin nuk e ka pasur më parë. Gjithashtu ai prej disa ditësh është shfaqur në publik pa unazën e martesës në gisht.

Sipas prestigjozes britanike, DailyMail këto mund të jenë pasojat e divorcit të aktorit nga bashkëshortja Garner.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit