Një minutë heshtje në Kuvend për Srebrenicën

Kuvendi i Kosovës me një minutë heshtje filloi seancën plenare në nderim për viktimat e Srebrenicës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës, që ka ndodhur njëzet vite më parë. Veseli ka thënë se gjenocidi dhe krimi kishin prekur ndërgjegjen e gjithë botës.

“20 vite më parë, në verën përvëluese të vitit 1995, në qytetin Srebrenica të Bosnjës, u bë krimi më i madh në Evropë, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e Srebrenicës. Brenda dy ditësh, mbi 8000 burra u masakruan barbarisht nga njësitë ushtarake të gjeneralëve të Milosheviqit. Mijëra familje u shkatërruan përgjithmonë. Një qytet që datonte prej kohës romake u zhbë brenda pak orësh. Fjalët ‘gjenocid’ e ‘spastrim etnik’ sërish njollosën ndërgjegjen njerëzore. Bota u trondit”, tha ai.

“Krimi në Srebrenicë shfaqi natyrën e vërtetë të regjimit të Milosheviqit, që vetëm tre vite më vonë, me të njëjtën barbari, u rishfaq në fshatrat dhe qytetet e Kosovës. 20 vite pas krimit në Srebrenicë, e 16 vite pas krimeve të bëra në Prekaz, Izbicë, Suharekë, Mejë, Gjakovë, e vende të tjera të Kosovës, drejtësia nuk është përmbushur akoma. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend, sepse krimet e padënuara ndjellin kobe të reja”, tha Veseli.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Lajmet e Fundit