Konfirmon Lirak Çelaj: Jam ndarë nga Ilirja, tani jam me Baukidën

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, Lirak Çelaj në një prononcim për “Zërin” ka konfirmuar se para një viti i ka dhënë fund martesës njëzetvjeçare me Ilire Vincën.

Çelaj për publikimin e këtij lajmi, në mediat online, e ka fajësuar zyrën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, respektivisht shefen e kabinetit të kryetarit Ahmeti, Fitore Pacolli.

“Kjo punë nuk është aspak sekrete. Unë jam ndarë me Iliren tash e një vjet, kjo ka qenë publike. Shkaku që po përmendet në portale është tendencioze sepse nuk është kjo. Lidhja ime e re ka filluar shumë muaj më vonë pas ndarjes. Them lirisht se prej Zyrës së Shpend Ahmetit ka filluar kjo fushatë, kjo pasi që ne (PDK) kemi refuzuar bashkëpunimin. Shefja e Kabinetit, Pacolli ka shkuar në redaksinë të caktuar dhe ka insistuar që të publikohet ky lajm. Ky lajm rrjedh drejtpërdrejt nga Shpend Ahmeti sepse dëshira e tyre është të më shantazhojnë”, ka thënë Çelaj.

Ai po ashtu ka konfirmuar për “Zërin” se lidhja me miss përcjellësen e parë të ish-Jugosllavisë, Baukida Gashi është e vërtetë .

“E vërtetë është lidhja me të”, ka thënë ai.

Baukida Gashi

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit