Në Shqipëri besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, sot festojnë Fitër Bajramin.
Kjo festë ka nisur me faljen e Bajramit.

Në Tiranë, qytetarët e besimit myslimanë, si zakonisht, janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer ritet e tyre.
Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e

Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë.
Gjatë lutjes, kryetari Bruçaj ka kërkuar nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe atdheun tonë.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit