Në Zgatar të Dragashit goditet me veturë biçiklisti i mitur

Në fshatin Zgatar të Dragashit është goditur me veturë një biçiklist. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur një biciklist i moshës së mitur. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo njësiti policor ka arritur ta identifikojë dhe ta shoqërojë në stacionin policor”.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit