Shpërthejnë zjarre në malet e Prizrenit

Gjatë vikendit, në rajonin e Prizrenit janë raportuar dhjetëra vatra zjarresh të cilat janë lokalizuar falë intervenimit të zjarrfikësve

Sipas policisë, zjarre ka pasur në numër më të madh të dielën si në Arbanë tek varrezat; Landovicë; Lagjja Dardani, Luzhnicë e Suharekë e vende të tjera.

” Për shkak të temperaturave tepër të larta e për pasojë në natyrë bari është tharë i cili paraqet rrezik potencial për përhapjen e zjarreve të përmasave të mëdha” thuhet në njoftimin e policisë së Prizrenit.

Këta të fundit apelojnë tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos përhapin vatra zjarri si djegja e hamulloreve djegja e gomave, bërllokut, hedhja e bishtave të cigareve nga veturat, hedhja e prushit në ambient të hapur nga tangarët apo grillat që i përdorin qytetarët nëpër oborre por edhe pushuesit gjatë pushimeve në natyrë.

Zjarr vënia është vepër penale dhe si e tillë trajtohet nga policia./PrizrenPresss.com/

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit