19.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Kryegjyqtarit të Apelit, Mekaj, iu zu sekserja në zyrë

Skandali në Gjykatën e Apelit trondit drejtësinë

Kreut të KGJK-së, Enver Pecit, i kërkohet të japë dorëheqje menjëherë për gjendjen në Gjyqësorin kosovar

Burime nga Prokuroria e shtetit kanë bërë të ditur se kryegjyqtari i Apelit prej disa kohësh ka qenë nën vëzhgim nga organet hetimore, për të vërtetuar dyshimet e bazuara që ishin hedhur mbi të dhe punën e tij të paligjshme. Bëhet fjalë për një lëndë, që ndodhet në Gjykatën Themelore të Pejës.

“Para se të mbaronte orari i punës ka ardhur policia dhe ka arrestuar kryetarin e Gjykatës së Apelit në Pallatin e Drejtësisë, mirëpo e kanë nxjerrë jashtë Gjykatës pa ia vënë prangat. Më tej është bastisur zyra e tij në Gjykatë, ku janë marrë të gjitha materialet që ndodheshin aty, së bashku me kompjuterin”, ka thënë burimi në fjalë, duke shtuar se edhe V.G., e ndaluar me dyshimin për ryshfet, nuk është edhe aq e panjohur, pasi ka shërbyer si seksere e kryetarit të Gjykatës – Sali Mekaj

Arrestimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, ka tronditur themelet e sistemit të drejtësisë, ndërkaq nga ana tjetër ka treguar e dëshmuar rimëkëmbjen e Prokurorisë së shtetit, e cila më në fund sikur është zgjuar nga gjumi i gjatë dhe ka gjetur vullnetin dhe guximin për të luftuar me vepra konkrete krimin e organizuar dhe korrupsionin në rend të parë në sistemin e drejtë- sisë.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka firmosur urdhrin për ndalimin në afatin kohor të 48 orëve për kryegjyqtarin e Apelit më 20 korrik 2015. Ky urdhër është lëshuar për shkak të dyshimit të bazuar se kryegjyqtari Mekaj ka kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 431 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po më 20 korrik 2015 është ndaluar edhe e dyshuara V.G., për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’, nga neni 429 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 ‘Bashkëkryerja’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast prokurorja e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillim të hetimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së shtetit…/kosova sot/

Më Shumë

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

Deputetët e betuar do të mblidhen sot në tentimin e 34-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.   Procesi ka ngelur tek zgjedhja e kryetarit dhe...

Kosova siguron grupin e tretë në Kampionatin Botëror të tenisit

Kombëtarja e Kosovës në tenis arriti sukses të rëndësishëm duke siguruar kualifikimin në Grupin e Tretë të Kampionatit Botëror të tenisit “Davis Cup”. Në...

Lajmet e Fundit