Aksident tragjik në Delvinë, vdesin 2 adoleshentë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Delvinë, ku dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina, tip “Benz” me targa të Sarandës, me të cilën po udhëtonin 5 të rinjtë ka dalë nga rruga në aksin Vllahat-Bamatat, transmeton Top Channel.

Mësohet se viktimat janë një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës 14, 17 dhe 18 vjeç.

Tre personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, transmeton TCh.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit