Flet 12-vjeçarja: Selmani më jepte lekë, më ftonte në dhomën e re

Rrëfimi i të miturës për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë dhe kushtet e mjerueshme të jetesës në barakën me plastmasë.

Vajza e abuzuar R.A., trupimët dhe e zbehtë në fytyrë, qëndron në një cep të barakës të improvizuar me plastmas dhe dërrasa. 12-vjeçarja nuk dëshiron të shohë dhe të flasë me njeri, madje as me motrat e saj. E zbathur, vajza endet në oborr dhe nuk guxon të dalë jashtë rrethim me kallama të barakës së saj, pas ditës që lajmi u bë publik.

Situata posttraumatike është akoma më e rëndë për vajzën e mitur, pasi jeton në një komunitet paragjykues dhe konservator, transmeton Shekulli. E pavetëdijshme për veprimin që ka bërë dhe duke mos pasur trajtimin e duhur shëndetësor dhe psikologjik, pakkush mund ta mendonte se 12-vjeçarja e abuzuar gjendet në shtëpi dhe të mund të rrëfej ngjarjen që i ka ndodhur asaj. Ajo tregon se, 66-vjeçari e joshte me lekë, por nuk rrëfen se ku i dërgonte lekët më pas.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit