Kuçi: Specialen nuk e themelojmë ne, por BE-ja

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se procedurat e mëtutjeshme për themelimin e Gjykatës Speciale nuk janë kompetencë e institucioneve vendore.

Në një deklarim për lajmi.net, Kuçi ka sqaruar që pas votimit të ligjeve për Gjykatën Speciale mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, institucionet vendore nuk kanë asnjë kompetencë për procedurat me të cilat do të themelohet kjo gjykatë.

“Nuk është kompetencë e jona ajo procedurë, por e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kuçi në një deklarim për lajmi.net.

Përkundër se Kuvendi i Kosovës dje ka dhënë dritën e gjelbër për themelimin e Gjykatës Speciale, në fakt ende nuk janë bërë të ditura detajet dhe procedurat e funksionalizmit të saj.

Në deklaratat e tyre, diplomatë ndërkombëtar që selia e kësaj gjykate përfundimisht do të jetë e vendosur në Hagë të Holandës, por nuk janë sqaruar hapat të cilët do të bënin të mundur fillimin e punës së këtij organi të drejtësisë që pritet të gjykojë krimet e luftës në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës mbrëmjen e djeshme në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Ndërsa deputetët e opozitës kanë bojkotuar këtë seancë.

Ndërkohë gjatë ditës së hënë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe ndryshimet kushtetuese të cilat mundësuan votimin e ligjeve për Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Lajmet e Fundit