8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

“UNERASABLE”, dialogu artistik në DokuFest

Ekspozita e përbashkët, e cila prezantohet në kuadër të DokuFest-it dhe programit për Ballafaqim me të Kaluarën, do të fillojë më 10 gusht 2015 nga 18:30.

Me datë 10 gusht në Prizren hapet ekspozita “Unerasable”, e cila është vepër grupore dhe kolaborative e artistëve vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ekspozita është pjesë e projektit “Art and Culture in Dealing With the Past” [“Arti dhe Kultura në Ballafaqimin me të Kaluarën”], që grumbullon artistët për të shtjellua koncepte të ndryshme që kanë të bëjnë me të kaluarën, me theks të veçantë në Kujtesën Kolektive – Kultura e Kujtesës vs. Kultura e Harresës.

“UNERASABLE” është një dialog kreativ ndërmjet artistëve dhe grupeve artistike nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe nga Evropa, si: Iniciativa për Art Bashkëkohor dhe Teori – Grupi punues Katër Fytyrat e Omarskës dhe shfaqja e punimeve individuale të Vladimir Miladinovic, Serbi; Crvena – Adela Jusic dhe Andreja Dugandzic, Bosnje dhe Hercegovinë; Varg e Vi – Jeton Muja dhe Artan Hajrullahu, Kosovë; Ars Acta – Igor Sekovski dhe Ana Frangovska, Maqedoni; dhe Maureen Bachaus, Holandë.

Perspektivat e ndryshme të 7 prezantimeve artistike do të sjellin interpretime të gjera, por të thella të koncepteve si “harresa” dhe “kujtesa”, kështu, duke shfaqë pozicione intriguese dhe rekapitullime të ballafaqimeve me të kaluarën e vështirë, si dhe traumat në Jugosllavinë e pasluftës.

Projekti dhe ekspozita, për këtë arsye, synon zvogëlimin e ndarjes dhe kontekstualizimit etnik, sfidimin e modeleve etnocentrike dominante, identitetet ekskluzive dhe rolet gjinore në mjedise patriarkale.

Ky projekt është iniciativë e forumZFD – Programi në Kosovë, i cili zbatohet në partneritet të ngushtë me Dokufest, Ars ACTA, Crvena, Iniciativa për art bashkëkohor dhe teori dhe Varg e vi, me mbështetje të NewPerspektiva dhe Lumbardhi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Delirium

Lajmet e Fundit