27.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Kuvendi sot ratifikon MSA-në

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur për sot seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër”.

Partitë opozitare, të cilat tashmë një kohë më të gjatë janë duke bojkotuar dhe penguar mbajtjen e seancave të Kuvendit, me kërkesën për anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, kanë paralajmëruar bojkotim edhe të kësaj mbledhjeje.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, me një letër të hapur, mbrëmë ka thirrur Vetëvendosjen, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin.

Ai u ka bërë thirrje tri subjekteve që, siç ka shkruar, “përkundër dallimeve politike… e që janë legjitime në kontekstin e demokracisë”, të japin kontributin e tyre „në ecjen përpara të Republikës së Kosovës“.

Kësaj iu përgjigj mbrëmë AAK, duke cekur se Veseli “dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë“.

Mbajtja e seancës plenare është caktuar për në orën 10:00, ndërsa paraprakisht, në orën 09:00, rreth Projektligjit për ratifikimin e MSA-së do të debatojë Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane.

Më Shumë

Ujërat e zeza mbushin bodrumet e banesave sociale në Petrovë të Prizrenit

Banorët e ndërtesës së banimit social në Petrovë të Prizrenit po përballen me një situatë të rëndë që po rrezikon shëndetin e tyre. Prej javësh,...

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Lajmet e Fundit