13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Protestat “trembin” opozitën

Frika nga mosmbështetja e masës së gjerë popullore me gjasë ka shtyrë edhe për një kohë protestat e paralajmëruara nga tri subjektet politike opozitare, të cilat janë bashkuar në një front të përbashkët.

Opozitarët aktualisht nuk e kanë as idenë se kur do të dalin në rrugë për të protestuar kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Por, ajo që dihet në këtë fazë është se blloku opozitar është i vendosur se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit, përveç dy seancave të karakterit solemn, që do të mbahen gjatë kësaj jave, njëra për MSA-në dhe tjera me rastin e vizitës së komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili do t’i adresohet Kuvendit me një fjalim.

Ndërkaq, opozitarët synojnë që peticionin me rreth 200 mijë nënshkrime kundër “Zajednicës” t’ia dërgojnë Kuvendit të Kosovës dhe të njëjtën kohë edhe ambasadave të huaja në Kosovë.

Derisa opozitarët thonë se protesta gjithëpopullore nuk do të thirret deri pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese, në anën tjetër analistët politikë kanë dilema se kjo zvarritje ka të bëjë pikërisht nga frika për mosmbështetje të masës së gjerë. /Zëri

Më Shumë

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit