2.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Arbër Rexhaj, kuvendari më aktiv në Prizren

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konference për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion.

Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën Janar-Dhjetor 2015, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Naim Cahani nga KDI, duke vazhduar me dhënien e rezultateve tha se “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në këtë periudhë jenë: Arbër Rexhaj (LVV) me 13.3 %, Mybera Mustafa (LDK) me 8.7 % dhe Naser Bresa (AKR) me 7.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Anëtarët që kanë treguar rezultatet më të dobëta janë: Merdzan Osmani (CDU) me 1.0 %, Shukri Quni (PDK) me 0.5 %, Kastriot Krasniqi (PDK) me 0.7%, Agnesa Bytyqi (PDK) me 0.7 %, Sehare Maliqi (PDK) me 0.2 %, Seladin Xhaferi (LDK) me 0.3 %, Nexhat Bytyqi (LDK) me 0.4 %, Munir Basha (PK) me 0.5 %, Azzam Dida (PD) me 0.5 %, Ermira Jonuzi (NDS) me 0.4 %, dhe Cemil Luma (KTAP) me 0.6 %

Duke vazhduar më tej, Cahani tha se “në këtë periudhë anëtarët e Kuvendit e Komunës në Prizrenit kanë ngritur gjithsej 539 çështje, prej të cilave 55 % nga fusha me interes për qytetarët e Prizrenit ndërkaq 45 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit”.

Lidhur me ngritjen e çështjeve, anëtarët më aktiv kanë qenë Arebër Rexhaj (LVV) me gjithsej 12.2 %, i përcjellë nga Mybera Mustafa (LDK) me 11.7 % dhe Alush Shala (PDK) me 6.3 % të çështjeve të ngritura.

Gjatë kësaj periudhe, anëtarët kanë propozuar 19 pika për rend pranë këtij institucioni, 5 prej të cilave nga Arbër Rexhaj (LVV), Alush Shala (PDK) dhe Artan Abrashi (LVV) me nga 3 propozime, Mybera Mustafa (LDK), Naxhije Memaj (LDK), Muso Salihi (VAKAT) me nga 2 propozime, ndërsa Cemil Luma (KTAP) dhe Kujtim Gashi (PDK) me nga 1 propozim për rend dite.

Sa i përketë propozimit për amandamentim të rregulloreve komunale, në këtë periudhë janë dhanë gjithsejtë 35 propozime. Nga këto, LVV me 48.6 %, AKR me 22.9 %, PDK me 14.3 %, Pavarur me 8.6 % dhe LDK me 5.7 % të propozimeve për amendamentim. Anëtarët më aktiv në propozimin e amendamenteve në seancat e mbajtura kan qenë: Drita Millaku (LVV) me 34.3 % dhe Naser Bresa (AKR) me 22.9 % të propozimeve të përgjithshme për amandamentim – përfundoj Cahani.

Fesitina Kabashi nga KDI vazhdoj me të dhënat tjera ku potencoi faktin e propozimeve të disa rregulloreve komunale për miratim pranë Kuvendit të Komunës në këtë periudhë. Arbër Rexhaj (LVV) ka propozuar 3 Rregullore për miratim, Naser Bresa (AKR) dhe Ganimete Hoxha (BD) kanë dhënë nga 2 propozime dhe Skender Susuri (BD) ka dhënë një propozim për miratim të rregulloreve komunale.

Duke vazhduar me tej tha se “gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2015 anëtarët e kuvendit të komunës kanë bërë gjithsej 321 pyetje, nga të cilat 73 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit ndërsa 27 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit”.

Derisa anëtarët më aktivë në parashtrimin e pyetjeve në këtë periudhë kanë qenë: Arbër Rexhaj (LVV) me 19.3 % dhe Naser Bresa (AKR) me 10.3 % të pyetjeve të përgjithshme.

“Në Kuvendin e Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2015 është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca ku janë shënuar 25 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e këtij institucioni” – përfundoj Kabashi.

Fletënotimi për periudhën Janar-Dhjetor 2015 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). /PrizrenPress.com

Më Shumë

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Lajmet e Fundit