-0.6 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Krasniqi: LDK-ja e don Hashim Thaçin në burg

Ish – kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, thotë se opozita nuk mund të propozojë kandidatin për president.

Krasniqi, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, në një shkrim të tij dërguar mediave thotë se opozita madje as që ka biseduar për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Ai tutje thotë se LDK-ja, nuk e donë Hashim Thaçin, jo më për Kryetar (President) shteti, por, sipas tij, me dëshirë, ata do ta shihnin atë në burg, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkrimi i plotë i ish – kryeparlamentarit Jakup Krasniqi:

Këto ditë u fol shumë për kandidatin e mundshëm të opozitës së bashkuar. Në fakt, opozita jo vetëm që nuk ka biseduar për Presidentin e ardhshëm të Kosovës, por as i ka mundësit për t’ia ofruar atë mundësi cilitdo personaliteti në Kosovë. Përkundër kësaj, kjo çështje është përfolur shumë ne medie?! Edhe pse do të ishte punë e mençur po të gjendej një kandidat i pranueshëm edhe për opozitën.

Krejt çka mund të thotë opozita e bashkuar për ketë çështje është: Ne, opozita e bashkuar, mund të jemi pjesë e zgjedhjes së Kryetarit (Presidentit/ës) të/ së Kosovës, nëse propozohet filan i a fisheku, por jo më shumë, pasi numrat janë të koalicionit PDK-LDK. Opozita e bashkuar është e vetëdijshme për ketë. Ndërsa opozita ka objektiva të tjera dhe nuk besoj që mund të bëhet pjesë e kësaj loje as medialisht. Ndonëse, kandidatet për të cilët u fol, opozita mund ta jepte kontributin e saj pozitiv.

Nuk ka asnjë dyshim, në Kosovë, sigurisht që ka emra që do ta obligonin opozitën e bashkuar për të qenë pjesë aktive e zgjedhjes së Presidentit, por nuk mendoj, se politika që udhëhiqet nga koalicioni i tashëm Isa – Hashim, është në kërkim të një kandidati të përbashkët. Pasi të njëjtin, nuk janë të interesuar të gjejnë zgjidhje të problemeve që i kanë krijuar vet. Kjo u pa gjatë gjithë një sesioni të punës së Kuvendit dhe i dyti nuk po duket se ka ndonjë ndryshim.

Jam i bindur se LDK-ja, nuk e donë Hashim Thaçin, jo më për Kryetar (President) shteti, me dëshirë, ata do ta shihnin atë në burg, p asi deputetet e saj njëzëri kanë votuar Gjykatën Speciale (pa u bërë merak për sovranitetin e gjyqësorit), por ata më shumë sesa e urrejnë – Hashimin, e duan pushtetin për të grabit paranë publike nga pozitat që i kanë në qeverisjen e vendit, fal Thaçit! Ai, ju ka dhënë kaq shumë pushtet e mundësi këtij klani te LDK-së, për ta mjelë ketë buxhet të mjerimit, aq sa e kanë për obligim me ia plotësuar një dëshirë të tij. Të tjerat që i thonë ata, janë përralla për fëmijë për netët e gjata të dimrit të ftoftë!

Ndoshta ndonjëri nga deputetet e LDK-së, nuk do t’ia jep votën Hashimit që ai mos të zgjidhet me 80 e më shumë vota, por do të jenë pjesë e zgjedhjes së tij për President dhe kjo është e njëjta gjë!

Zgjedhja e Thaçit President, nuk mund të pengohet nga LDK-ja, pasi e tillë është filozofia e tyre politike! A nuk ishin këta që thoshin: kurrë koalicion me PDK-në e Thaçit, e shumëçka tjetër para e pas kësaj?!

Opozita e bashkuar e ka vetëm një mundësi: që Thaçi të zgjidhet Kryetar i shtetit në Tavan të Kuvendit! Kaq ka mundësi të bëjë opozita në ketë konstelacion të forcave politike në Kuvendin e Kosovës! As Thaçit nuk ia kisha dëshiruar ketë formë të zgjedhjes Kryetar i Kosovës!

E gjithë kjo që po thuhet e ka një të mirë, njerëzit janë duke e ditur çka është e mirë e çka nuk është e mirë, ndonëse mashtruesit po e bëjnë ligjin!

Më Shumë

I përkeqësohet gjendja njërit të dyshuar gjatë seancës për rastin e ‘zhvatjes’ së mbi 1 milion eurove nga BSK

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore...

Gjendja në Semetisht të Suharekës pas vërshimeve

Vërshime të shumta kanë ndodhur në tërë vendin për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Edhe në fshatin Semetisht të Suharekës shihet se shumë...

Lajmet e Fundit