22.5 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Shënohen dy raste të thumbimit nga rriqrat në Malishevë

Gjatë javës së kaluar, janë shënuar dy raste të thumbimit nga rriqrat në Malishevë, mirëpo pa ndonjë rrezik të infektimit me EHKK. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha.

Sipas tij, nuk ka vend për ndonjë shqetësim, pasi komuna është e angazhuar maksimalisht në marrjen e masave parandaluese.

“Rastet e para, janë regjistruar në Bellanicë dhe Banjë, por asnjë rast nuk është shqetësues, pasi asnjëri rast nuk është i infektuar me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK)”, tha Berisha për Zyrën për Informim Publik.

Lidhur me luftimin e EHKK, drejtori Berisha, tha, se “pavarësisht këtyre rasteve të para, Komuna e Malishevës, do të jetë e angazhuar maksimalisht në marrjen e masave parandaluese, duke filluar nga vetëdijesimi i qytetarëve përmes ligjëratave dhe formave të ndryshme, pastaj repelimit të kafshëve, dezinsektimin e zonave endemike dhe zbatimin e plotë të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK”.

“Angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh se vitet e mëparshme, edhe pse në dy vitet e fundit nuk kemi pasur rasteve të vdekjeve, madje vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë rast të infektimit, por ne nuk do të ndalemi së punuari në luftimin e këtij virusi, që bartet përmes rriqrave”, tha Berisha. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

Lajmet e Fundit