33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Presidenti shkon në Kushtetuese!?

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi vlerësohet se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Subjektet opozitare thonë se janë duke i shqyrtuar aspektet juridike dhe nuk e mohojnë mundësinë që ata t’i drejtohen Kushtetueses për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Thaçit.

Madje, sipas analistëve politikë dhe juristëve, nëse merret parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-presidentit, Behgjet Pacolli, atëherë edhe zgjedhja e Thaçit mund të hidhet poshtë, pasi në atë vendim thuhet se në sallë duhet të jenë të pranishëm të gjithë deputetët (120) me përjashtim të atyre që kanë leje nga Kuvendi. E në seancën kur u zgjodh Thaçi president kanë marrë pjesë 81 deputetë.

Përderisa, në Nenin 86, pika 4 të Gjykatës Kushtetuese thuhet se “Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-presidentit, Behgjet Pacolli, thuhet në sallë duhet të jenë të pranishëm të gjithë deputetët.

“Lidhur me këtë, Gjykata vëren se lidhur me numrin e votave që kërkohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Neni 86-4 i Kushtetutës siguron se presidenti i Republikës së Kosovës do të zgjidhet me dy të tretat (2/3-at) e ‘votave të të gjithë deputetëve’ të Kuvendit, që do të thotë së të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë, minus ata deputetë të cilët kanë marrë leje nga kryetari i Kuvendit…”, thuhet ndër të tjera në këtë vendim të gardianit të Kushtetutës së vendit. /Zëri/

Më Shumë

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtares në Prizren,Shpresa Osmanollaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e zyrtares së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258 Ajo është arrestuar nën dyshimin...

Opinion: Reflektime mbi kulturën, komunitetin dhe bashkëpunimin në Prizren nga vullnetari amerikan

Ishte vetëm një mendim në fillim. Një ditë, në zyrën time në SHBA, truri më lëvizte dhe ai mendim u kthye sërish. Bëra një...

Lajmet e Fundit