7.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

‘Transparenca’ kërkon transparencë

Sot është mbajtur tryeza me temën “Transparenca dhe llogaridhënia para publikut”, si aktivitet përmbyllës vjetor, që është organizuar nga Forumi ‘Transparenca’.

Anëtari i Forumit ‘Transparenca’, Hajrulla Çeku, tha se ky aktivitet përmbyllës përmbledh temat e diskutuara në kuadër të ciklit të debateve “Ballafaqim”, me një përqendrim në realizimin e premtimeve të dhënave gjatë kësaj periudhe, llogaridhënien para publikut për mos realizimin e tyre.

Më pas lidhur me temën e tryezës, ka qenë e zëshme në kritika ndaj pushtetit lokal rreth transparencës dhe llogaridhënies kuvendarja e LVV-së, Drita Millaku, duke thënë se këto çështje janë dëshmi e keqqeverisjes me Prizrenin.

Edhe kreu i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka kritikuar pushtetin lokal për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, dhe ka kërkuar masa konkrete në zgjidhjen e shumë problemeve të cilat sipas tij dëmtojnë interesat e qytetarëve.
Ndërkaq, shefi i zyrës për informim në komunën e Prizrenit, Ymer Berisha tha se, pushteti lokal është transparent në punën e vet, “por ka edhe vend për përmirësime”.

Gjatë kësaj tryeze është shfaqur një material i përgatitur në të cilin janë përmbledhur problemet dhe sfidat e identifikuara nga pjesëmarrës të debateve televizive, si dhe premtimet dhe zotimet e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme në zgjidhjen e shumë problemeve, të cilat sipas asaj që u tha në aktivitet ende nuk kanë marrë ndonjë zgjidhje të kërkuar. /TV Prizreni/

Më Shumë

Më 16 prill premiera e filmit “Karma”, do të shfaqet në Prishtinë e Prizren

Industria filmike në Kosovë po pasurohet me një tjetër projekt ambicioz. Filmi i metrazhit të gjatë KARMA, me regji dhe skenar nga Esat Fejza...

Peja dominon në Suharekë, siguron gjysmëfinalen

Peja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pas fitores në ndeshjen vendimtare ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:70 në...

Lajmet e Fundit