Në koncertin humanitar në Prizren të Petrit Çekut u mblodhen 1,236 euro

Kitaristi i mirënjohur kosovar, Petrit Çeku, mbajti më 20 mars një koncert në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, me qëllim që të gjitha të ardhurat që do të mblidheshin nga shitja e biletave t’i dhurohen shoqatës Down Syndrome Kosova, përkatësisht qendrës në Prizren.

Kjo qendër bën të ditur se nga shitja e biletave të këtij koncerti u mblodhën gjithsej 1236 euro, të cilat do të përdoren për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për personat e prekur me Sindromin Down.

“Down Syndrome Kosova, qendra në Prizren, shpreh falënderimet më të përzemërta për Petrit Çekun, i cili bashkë me kontributin e jashtëzakonshëm për qendrën tonë solli edhe art të nivelit botëror në Prizren.
Gjithashtu, u jemi mirënjohës të gjithëve që kontribuuan në realizimin e koncertit, Fondacionit Lumbardhi, Shtëpisë së Kulturës, Teatrit Profesionist të Prizrenit, Studio Helix, Bubrrecat, AMM dhe Night Design Studio dhe mbi të gjitha, u jemi thellësisht mirënjohës të gjithë atyre qytetarëve të vullnetit të mirë që ishin mbrëmë në koncert”, thuhet në lajmërimin e shoqatës.

Përveç këtyre parave, ditë më parë nga shfaqja e disa filmave në DokuKino u mblodhën 381 euro.

Ky koncert, krahas disa aktiviteteve të tjera të ngjashme, u realizua në kuadër të fushatës për shënimin e ditës botërore të personave te prekur me sindromin down, që shënohet më 21 mars.

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit