11.7 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Demantohet Ramadan Muja: Në Krajk nuk ka përfunduar kanalizimi

Projekti i kanalizimit nuk ka përfunduar në fshatin Krajka të Hasit. Banori Rrahman Likaj, thotë se 25 shtëpi të këtij fshati nuk janë përfshirë në kanalizim.

“Jemi të shqetësuar që nuk është rregulluar kanalizimi”, shprehet ai.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka thënë ndërkaq se në këtë fshat ka përfunduar projekti i kanalizimit.

Por, Likaj fton publikisht Mujën që të vijë të shohë se ky projekt nuk ka përfunduar.

“ Nuk qëndron aspak deklarata e kryetarit Muja, se në këtë fshat ka përfunduar në tërësi projekti i kanalizimit”.

Sipas tij, në këtë lokalitet kanë mbetur pa u kyçur në rrjet rreth 25 shtëpi të lagjes “Likaj” dhe 5 familje të tjera.

Ai mohon se drejtori i Shërbimeve Publike Hasan Hasani nuk është lënë të vijë të vizitojë fshatin.

“Sipasojë e dy gropave të hapura septike në oborrin e shtëpisë vitin e kaluar ka rënë fëmiaj im”,tregon ai./TV Prizreni

Më Shumë

Prizreni barazon në shtëpi ndaj Tefik Çangës

Prizreni ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Tefik Çangës, në një ndeshje të luftuar në kuadër të Ligës së Parë. Takimi solli emocione dhe gola...

Lepenci mposht Drinin e Bardhë me dy gola

Lepenci ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Drini i Bardhë me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 26-të të Ligës së...

Lajmet e Fundit